KAJAK

Spanja me të artën e parë në kajak
11 August, 2016 @22:05
Kushërinjtë Peter e Ladislav Skantar siguruan të artën e parë olimpike në karrierë. Ata sot triumfuan në kategorinë C2 në sllallom. Shtatë-herë kampionët evropian përfunduan garën me kohë 101.58, duke lënë mbrapa për më pak se gjysmë sekonde dyshen britanike, David Florence e Richard Hounslow.
E bronzta u takoi francezëve Gauthier Klauss e Matthieu Peche, derisa liderët pas kualifikimeve, gjermanët Anton & Benzien përfunduar të katërtit.
Pa medalje mbeti edhe liderja e kualifikimeve tek femrat, Corinna Kuhnle. Ajo përfundoi e pesta në kategorinë K1. E arta i takoi spanjolles Malalen Chourraut. Ishte kjo medalja e dytë për të, pas të bronztës në Londër.
Luuka Jones nga Zelanda e re fitoi të argjendtën, derisa Jessica Fox nga Australia u desh të kënaqej me të bronztën pas të argjendtës të fituar në Londër.
Garat e kajakut në sllallom përfunduan me këto dy disiplina, derisa ato në sprint nisin të hënën.
Pos Spanjës dhe Sllovakisë, të arta në këto Lojëra fituan edhe Britania e Madhe dhe Franca.