LUNDRIM

Kroacia, Zvicra e Gjermania me të artë në lundrim
Edhe Kroacia e Zvicra me të arta
11 August, 2016 @17:17
Gjermania mblodhi dy të arta në ditën e parë të finaleve në sportin e lundrimit. Në një ditë të ngjeshur edhe me finalet e të mërkurës të cilat ishin anuluar për shkak të motit, Gjermania doli e para në lopatë të katërfishtë tek meshkujt duke lënë mbrapa Australinë e Estoninë. E arta tjetër erdhi në të njëjtën disiplinë tek femrat të cilat mbaruan garën para Holandës e Polonisë.
Finalja tjetër tek femrat i takoi Polonisë në lopatë të dyfishtë. Ata përfunduan para Britanisë së Madhe dhe Lituanisë.
Zvicra befasoi Danimarkën duke u marr medaljen e artë në lopatë katërshe pa timonier tek meshkujt. Medalja e bronztë mbeti për Francën. Në lopatë çifte pa timonier Eric Murray e Hamish Bond nga Zelanda e Re ishin të artë. Afrika Jugore mori të argjendtën, derisa Italia të bronztën.
Në lopatë dyshe, Olaf Tufte nga Norvegjia fitoi të bronztën Olimpike në këtë disiplinë. Norvegjezi 40 vjeçar më parë kishte qenë kampionë në lopatë individuale në Athinë dhe Pekin. Lituania siguroi edhe një të bronztë me anë të Griskonis e Ritter, ndërkohë e arta shkoi për vëllezërit kroat, Martin e Valent Sinkovic.