Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇIKLIZËM

Kronometri u takon veteranëve

Kronometri u takon veteranëve


Cancellara fiton tek meshkujt

10 August, 2016 @22:58

Kristin Armstrong ka fituar të artën e tretë në kronometër në çiklizëm rrugor në Lojërat Olimpike. Ajo këtë sukses e arriti një ditë para ditëlindjes së saj të 43të.

Amerikania ishte më e shpejtë se rusja Olga Zabelinskaya, duke e lënë atë mbrapa për 5 sekonda. E bronzta i takoi holandezes Anna van der Breggen e cila përfundoi dhjetë sekonda par bashkëkombëses Ellen van Dijk të cilën e la pa medalje.

Tek meshkujt, zvicerani Fabian Cancellara fitoi titullin e dytë pas Pekinit duke lënë mbrapa favoritin kryesor, britanikut Christoher Froome. Zvicerani 35 vjeçar, njëherë kampion i katërfishtë i botës në këtë disiplinë përfundoi garën 47 sekonda para holandezit Tom Dumolin. Britaniku, fitues i Tour de France, Chris Froome përsëriti suksesin e Londrës duke siguruar të bronztën edhe një herë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera