RIO 2016 - TENIS

Foto: US Olympic Team
Serena zhgënjen Amerikën
10 August, 2016 @7:34
Vazhdojnë befasitë në RIO2016.
Pas eliminimit të Novak Djokovicit e formës së keqe të Brazilit në futboll, vjen një ‘goditje’ e papritur për skuadrën amerikane në Rio.
Pas eliminimit në kategorinë ‘Double’ të enjten, ku garoi si dyshe bashkë me motrën e saj Venus Williams, teniserja më e mirë në botë, Serena Williams, është eliminuar në raundin e tretë të kategorisë ‘Single’ nga teniserja ukrainase Elina Svitolina, e panjohur për publikun deri më sot, me asnjë ‘Grand Slam’ të fituar në karrierën e saj.
Serena u mposht 6-4 6-3 në sete, ndërsa ky ishte një zhgënjim i madh për SHBA-të, të cilët në kalkulimet e tyre për medalje të arta padyshim që e përfshinin edhe medaljen e Serenës, duke ditur që amerikanja është teniserja më e mirë në botë. Mirëpo kjo nuk ndodhi, me Serenën e eliminuar në të dyja kategoritë.