Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHENJËTARI

E arta e parë për Greqinë

E arta e parë për Greqinë


9 August, 2016 @21:22

Anna Korakaki arriti të mbante nervat më mirë se konkurrentja e saj 13 vjet më me përvojë për të fituar të artën e parë për Greqinë në Rio. 20 vjeçarja fitoi në disiplinën 25m pistoletë duke qenë më e mirë në seri 8-6 se sa gjermania Monika Karsch.

Grekja kishte arritur të fitonte tri seritë e para për të arritur epërsinë prej 6-0, seri e cila u shkri me tri seritë vijuese të fituara nga Karsch. Megjithatë, Korakaki arriti të kthehet në serinë vendimtare duke qëlluar katër nga pesë shenjat.

E bronzta i takoi zviceranes Heidi Diethelm Gerber e cila mposhti kinezen numër një në botë Jingjing Zhang me rezultat 8-4. Për Zhang ishte kjo Olimpiadë e parë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera