Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIO 2016 - NOT

I pandalshmi Phelps!

Foto: TEAM USA

I pandalshmi Phelps!


10 August, 2016 @7:46

Edhe 2 të tjera për Phelpsin!

Pas suksesit në kategorinë 4x100m stil i lirë, Michael Phelps ka fituar edhe 2 medalje të tjera të arta, duke e betonuar edhe më tepër titullin si ‘Olimpisti më i mirë i historisë’ me 25 medalje të fituara, prej tyre 21 të arta, 2 të argjendta edhe 2 të bronzta.

31-vjeçari amerikan mbrëmë u shpall më i miri në kategorinë 200m stili flutur, duke e mposhtur kampionin në fuqi, Chad Le Closin nga Afrika Jugore, i cili e kishte mposhtur Phelpsin në Lojërat Olimpike të Londrës në këtë stil. Michael Phelps kishte dominuar në këtë stil në Athinë 2014 dhe Pekin 2008, mirëpo në Londër afrikano-jugori ishte më i mirë.

‘Revanshi’ erdhi në Rio, me Phelpsin që u tregua i pamëshirshëm dhe e mbylli garën si më i miri në mënyrë bindëse.

Me 21 medalje të arta, Phelpsi do të mbetet për shumë kohë olimpisti më i suksesshëm në histori, duke marrë parasysh faktin që vendi i dytë ka 9 medalje të arta.

Gjithashtu, me 25 medalje gjithsej, Michael Phelps personalisht, po të ishte shtet, do të renditej në 40 shtetet më të suksesshme të botës, duke lënë pas vetes shtete si Kili, Portugalia, India, Kroacia, Azerbajxhani, Tunizia e të tjera.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera