XHUDO

Japonezët mbledhin të artat në xhudo
10 August, 2016 @23:04
Mashu Baker dhe Haruka Tachimoto kanë fituar të artat në finalet e xhudos të ditës së pestë në Rio.
Baker ishte më i mirë se gjeorgjiani Varlam Liparteliani në kategorinë deri 90kg. Të bronztat në këtë kategori i takuan koreano-jugorit Gwak Dong Han, dhe kinezit Cheng Xunzhao.
Haruka Tachimoto tek femrat në finale mposhti Yuri Alvear nga Kolombia. Në kategorinë deri 70kg për femrat, medaljet e bronzta shkuan për gjermanen Laura Vargas Koch dhe britaniken Sally Conway.
Me këto dy arta, Japonia renditet e treta në listën e medaljeve me pesë të arta, një të argjendtë, dhe dhjetë medalje të bronzta.