DITARI NR. 7 @ RIO 2016

Sot garon Lum Zhaveli
Shkruan: Luan MORINA
11 August, 2016 @13:48
Edhe tre olimpistë kanë mbetur të përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën e Rios. Njëri ndër ta është Lum Zhaveli. Ai do të paraqitet në grupet e disiplinës 50m stil të lirë not, sot nga ora 18:00. Në të njëjtën kategori është edhe notari nga Shqipëria, Sidni Hoxha.
Një ditë e ngjeshur në Rio, nëse lejojnë kushtet atmosferike do të jetë e mbushur me finalet në lundrim, dhe fazën finale të turneut të tenisit që pritet të mbaron të dielën. Në ujëra vazhdojnë finalet e sllallomit në kajak, derisa zhytja merr pushim.
FINALET
Finalet zhvillohet edhe në ping-pong me pak mundësi që të mos u takojnë kinezëve. Dje, dy medaljet e para ishin për kinezet, derisa e bronzta shkoi për Korenë Veriore. Në mesin e medaljeve të arta dje ishin edhe Atletët e Pavarur me Ferhaid Al-Deehani që fitoi të artën në kurth të dyfishtë. Vietnamezi Hoang dështoi të merr të artën e dytë pasi Jin Jong-oh mori për të tretën herë radhazi të artën.
Interesante ishin garat e çiklizmit rrugor me fitore të Cancellara e Armstrong të cilët ri-shijuan këtë ndjenjë pas Pekinit. Befasia kryesore e ditës ishte e arta britanike në zhytje, e para për këtë vend aty ku dominojnë kinezët. Ditët e mirë qe edhe për Kazakistanin. E arta në not ishte më e befasishme se ajo në peshëngritje, por rrallëkush që mund t’ia kaloj Nijat Rahimovit dhe vallëzimit të tij festiv pas rekordit të ri botëror në 77kg.
BASKETBOLL
Ndeshje më interesante se që ndoshta kishim pritur ishte ajo ndërmjet SHBA-ve dhe Australisë në basketboll, që megjithatë nuk lejoi befasi. Franca mposhti Serbinë, e Venezuela papritmas Kinën. Edhe tek femrat SHBA-të vazhduan me fitore kundër Serbisë, Kanada ndaj Senegalit, dhe Spanja ndaj Kinës.
FUTBOLL
Në futboll tek meshkujt Gjermania dërrmoi Fixhin, Brazili më në fund fitoi kundër Danimarkës, derisa Argjentina vetëm barazoi me Hondurasin. Çerekfinalet e 13 gushtit vendosin përballë Gjermaninë me Portugalinë e Brazilin me Kolumbinë.
DREJT TË ARTËS
Sonte Michael Phelps do të tentoj edhe një të artë në 200m përzier. Por, Ryan Lochte dhe dyshja japoneze nuk janë për tu nënçmuar. Tri kategoritë tjera pritet të mos-dominohen nga amerikanët falë Kromowidjojo e britanikeve në 200m gjoks.
Nga garat ekipore vlen të theksohet përballja në hendboll ndërmjet Polonisë e Egjiptit; në basketboll të meshkujve Brazili pret Kroacinë, të cilët kanë edhe një sfidë jo të lehtë në hendboll kundër Danimarkës. Ndeshja kryesore e ditës në basketboll pritet të jetë ajo e mëngjesit (3:30) ndërmjet Lituanisë e Argjentinës. Në të njëjtën kohë luajnë volejboll edhe Brazili me SHBA-të.