ÇIKLIZËM

Britanikët mbrojnë titullin
11 August, 2016 @23:49
Në fillimin e garave në çiklizëm palestre, e arta e parë shkoi për Britaninë e Madhe.
Philip Hindes e Jason Kenny përsëritën suksesin nga katër vite më parë duke fituar të artën në sprint ekipor. Pjesë e ekipit ishte edhe Callum Skinner i cili kishte zëvendësuar legjendën britanike të këtij sporti, Chris Hoy.
Britania e Madhe në finale ishte më e mirë se Zelanda e Re duke kaluar në epërsi në 500 metrat e dyta.
Në luftë për medaljen e bronztë, Franca ishte më e mirë se Australia.
Të premten në program janë finalja e ndjekjes ekipore tek meshkujt, dhe sprintit ekipor tek femrat.