NOT

Simone Manuel shkruan historinë
Edhe një titull për Phelps
12 August, 2016 @10:26
Simone Manuel ndau vendin e parë në 100m stil të lirë me kanadezen Penny Oleksiak, por kjo nuk i mohon historinë që arriti mbrëmë. Borozani.com
Amerikania u bë sportistja e parë me ngjyrë që fiton një disiplinë noti në Lojëra Olimpike. Ndërkohë për 16 vjeçaren Oleksiak kjo ishte medalja e katërt në Rio. E bronzta në këtë disiplinë shkoi për Sarah Sjostrom nga Suedia.
SHBA-të siguruan edhe dy medalje tjera të arta. Në 200m shpinë, Ryan Murphy doli i pari para Mitch Larkin nga Australia dhe Shin Jinglin nga Kina.
Kina fitoi të bronztën edhe në 200m gjoks për femrat. Yulia Yefimova nga Rusia ishte e dyta, derisa kampione olimpike doli Rio Kaneto.
Ndërkohë Michael Phelps fitoi medaljen e artë numër 22 në Olimpiada. Ai ishte më i miri në 200m përzier, disiplinë të cilën e fitoi për herë të katërt në Lojëra Olimpike. Japonezi Kosuke Hagino mori të argjendtën, derisa Wang Shun u pajtua me të bronztën për Kinën.