Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETIKË

Mbretëresha e sporteve nis me rekord

Mbretëresha e sporteve nis me rekord


Bie rekordi pas 22 viteve

12 August, 2016 @17:09

Vrapuesja nga Etiopia, Almaz Ayana ka marr medaljen e parë të artë në sportin e atletikës në Olimpiadën e Rios. Ajo fitoi garën në 10.000m duke lënë mbrapa kampionen e dy olimpiadave të fundit dhe rekordmenen olimpike, Tirunesh Dibaba.
Ayana, 24 vjeç, mbylli garën me kohën 29:17.45 duke thyer rekordin botëror të Wang Juxia nga viti 1993, për 14 sekonda. Medalja e argjendtë i takoi Kenisë me anë të Vivia Cheruiyot, e cila në Londër kishte qenë e bronztë. Pozita e fundit në podium shkoi për Tirunesh Dibaban nga Etiopia.
Sot në atletikë zhvillohen edhe finalja në 20km ecje dhe hedhja e gjyles tek femrat.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera