Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHENJËTARI

Kim Rhode me rekord

Kim Rhode me rekord


Për amerikanen ishte kjo medalja e gjashtë

12 August, 2016 @22:21

Ishte finale italiane ajo në disiplinën skeet në konkurrencën e femrave. Në fund, Diana Bacosi mposhti Chiara Caineron për të artën. Medalja e bronztë i takoi amerikanes Kim Rhode. Për të ishte kjo medalja e gjashtë në Lojërat Olimpike ku është ngjitur vazhdimisht në podium që nga Atlanta. Rhode kishte fituar të artën në Londër, dhe të argjendtën në Pekin në këtë disiplinë, derisa në kurth të dyfishtë që më nuk është pjesë e programit olimpik për femrat, ka dy të arta – Atlanta dhe Athinë, dhe një të argjendtë – Sidnej.

Në disiplinën tjetër të ditës në shenjëtari, gjermani Henri Junghanel fitoi të artën në 50m pushkë nga pozita e shtrirë. E argjendta i takoi Kim Jong-Hyun, derisa e bronzta përfundoi në duart e Kirill Grigoryan nga Rusia.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera