VRAPIM 800M

Hajdarin 3 sekonda e ndanë nga kualifikimi
12 August, 2016 @18:26
Vrapuesi kosovar, Musa Hajdari, ka përfunduar aventurën në Rio 2016 sot. Ai ka vrapuar në tufën e parë kualifikuese dhe ka përfunduar i shtati me kohë 1.48:41 sekonda garën 800 metërshe në Lojërat Olimpike.
Atletët që u kualifikuan nga tufa e parë garuese ku morri pjesë edhe Hajdari kanë pasur kohën 1.45 sekonda e disa të qindta, ndërsa të tjerët që e kishin me 1.46 e tutje janë eliminuar nga gara për medalje.
Në total nga 60 garues sot në 800 metra, Hajdari ka përfunduar i 34-ti me radhë.