PEJA RIKTHEN BASKETBOLLISTIN
Tervell Beck lë Izraelin, për tu rikthyer te Peja
4 October, 2024 @14:19
Peja ka bërë të ditur sot edhe zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me basketbollin Tervell Beck. Ky i fundit ka qenë pjesë e Pejës në stinorin e kaluar, ndërsa gjatë verës kaloi te ekipi izraelit, Hapoel Migdal.
Mirëpo, situata jo stabile në Izrael ka bërë që lojtari të ndërprejë bashkëpunimin me ekipin e tij të ri, në ndërkohë Peja ka shfrytëzuar këtë mundësi për t’a rikthyer basketbollisin që luan në pozitën e alo-qendrës.
“Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrëveshje me Tervell Beck për rikthimin e tij në skuadrën tonë. Beck ishte pjesë e Pejës edhe sezonin e kaluar.
Basketbollisti pritet të udhëtoj nga Izraeli ditën e diel, ku po largohet pas situatës së komplikuar - për t’u bashkuar me Pejën duke filluar aventurën e dytë me ngjyrat verdhezi.” ka shkruar KB Peja në njoftim.
Kujtojmë, Beck që është 200 centimetra i gjatë në stinorin e kaluar te Peja ka pasur mesatare impresive, duke qenë mesatarisht 28.5 minuta për lojë, duke shënuar 14 pikë për ndeshje, 1.4 asistime dhe 6.8 kërcime. Ai ka luajtur për Pejën edhe në kualifikime për Basketball Champions League si dhe në FIBA Europe Cup.
Për ata që nuk e kanë ndjekur më parë, Beck para Pejës në Evropë ka qenë te ekipi Valmeiera Glass i Estonisë, ndërsa 26 vjeçari para aventurës evropiane ka luajtur në NCAA për ekipin Kent State Golden Flashes.