VLLAZNIA - TEUTA

Teuta barazon bilancin me Rahovecin
23 March, 2022 @21:33
Fitorja e sontme e Teutës ka bërë që atyre tu balancohet bilanci me Rahovecin në kuadër të Ligës Unike, 7-7.
Kjo është xhiroja e fundit e stinorit të rregullt të Ligës Unike, ndërsa ekipet prej pozitës katër deri te gjashta, po kërkojnë vendosjen e tyre në renditje, para ndeshjeve të PlayOffit, pasi që tri të parat kanë siguruar pozitat.
Në Qazim Dervishi të Shkodrës, Vllaznia u mposht 69-78 [6-25, 18-25, 25-11, 20-16] nga Teuta, derisa Nazir Core me 19 pikë e 7 kërcime si dhe Tyler Peterson me 13 pikë e 9 kërcime kanë qenë më efikasit në fitoren e ekipit të drejtuar nga Melzin Lazimi, si dhe të vetmit që kanë luajtur me nga 40 minuta te ekipi i tyre.
Nesër luhen ndeshjet e fundit të stinorit të rregullt: Prizreni’16 - Ylli dhe Kamza - Tirana.
LIGA UNIKE, MESHKUJT - TABELA AKTUALE:
1 | Ylli | 12-1 | POZ. I: gjysmëfinalja e siguruar | |
2 | Peja | 9-5 | POZ. II: gjysmëfinalja e siguruar | |
3 | Prizreni'16 | 8-5 | POZ III: çerekfinale e siguruar | |
4 | Rahoveci | 7-7 | çerekfinale e siguruar | |
5 | Teuta | 7-7 | çerekfinale e siguruar | |
6 | Tirana | 6-7 | çerekfinale e siguruar | |
7 | Vllaznia | 3-11 | eliminuar | |
8 | Kamza | 2-11 | eliminuar |