ATLETIKË
Themelohet KA Lidhja e Prizrenit
24 October, 2017 @8:39
Në Prizren është themeluar klubi i ri i atletikës, Lidhja e Prizrenit.
Entuziastë, sportistë dhe ish-sportistë të kësaj lëmie në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, kanë emëruar Bordin dhe Këshillin Mbikëqyrës të KA Lidhja e Prizrenit, ndërsa njëri ndër inicuesit, Qëndrim Ajazaj, ka thënë se do të kërkojnë edhe përmirësimin e infrastruktës për ata, por qëllim kryesor kanë rimëkëmbjen e atletikës së qytetit.
Pasi që miratuan Statutin dhe Rregulloren e klubit, ata emëruan edhe Bordin e klubit në përbërje: Mentor Ajazaj, Qëndrim Ajazaj, Erudit Rysha dhe Albesa Hoxha.
Shpejt, ata kanë bërë të ditur që do të zgjedhin edhe kryetarin e klubit.
Ndërsa në Këshillin Mbikëqyrës janë përzgjedhur: Rilind Rysha, Avdyrrahim Rysha dhe Sylë Osmanaj.
Ata kanë marrë përkrahje edhe nga zyrtari i lartë për sport në KK të Prizrenit, Lulzim Ibri.