Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETIKË

Tirron Mamusha, kampion i Kosovës në 5000m

Foto: Tirron Mamusha

Tirron Mamusha, kampion i Kosovës në 5000m


3 August, 2020 @10:29

Tirron Mamusha është shpallur kampion i Kosovës në garën prej 5000 metrave në Kampionatin Individual të Kosovës në atletikë.

Gjakovari Mamusha i skuadrës Green Team, i cili nuk ka pushuar së ushtruari as gjatë pandemisë, këtë garë e përfundoi për 16 minuta e 23 sekonda, duke lënë pas vetes atletët Besar Zeka (KA Besa Pejë) dhe Arlind Morina (KA Malisheva) në vendet dy dhe tre.

Për TopSportin Mamusha njoftoi që (nëse mbahen, pasi që janë ende në dyshim për shkak të pandemisë) më 10-11 gusht ai do ta përfaqësojë Kosovën në kampionatin mbarëkombëtar dhe më pas më 23 gusht në kampionatin ballkanik (gjysmëmaratonë) në Zagreb të Kroacisë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera