Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLIMPIADA

Tokio 2020, bartet në 2021

Tokio 2020, bartet në 2021


24 March, 2020 @15:32

Zyrtarisht sot edhe Olimpiada e Tokios që ishte në plan të mbahej në korrik të këtij viti, është shtyer për vitin e ardhshëm.

“Kam propozuar që Lojërat Olimpike të shtyhen për një vjet dhe kreu i KON-it, Thomas Bach është përgjigjur me pajtueshmëri 100%,” ka thënë sot kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Olimpiada do të quhet Tokio 2020, përkundër se do të mbahet në vitin 2021. Ngjarja e madhe sportive botërore që ishte në plan të fillonte më 24 korrik 2020 tash do të nis “jo më vonë se vera e vitit 2021” është thënë në njoftimin e KON-it.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera