Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS DUELIT TË TRETË

Trepça dënohet me 1 mijë e 200 euro

Foto: KBTrepça/ fb

Trepça dënohet me 1 mijë e 200 euro


29 April, 2025 @10:45

Pas fitores së shënuar në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të playoffit ndaj Prishtinës, ku mori epërsinë 2-1 në seri, KB Trepça është dënuar me 1 mijë e 200 euro nga KG i FBK-së për shkak të reagimeve të publikut në përgjithësi.

Ekipi mitrovicas ka marrë dënim për:

—Hedhja e gjësendeve të forta, që mund të shkaktojnë lëndime të lehta = 500 euro;
—Animi/sjellja josportive, sharja më kor ndaj ekipeve, gjyqtarëve, zyrtarëve, etj = 700 euro;

Përballja e katërt e serisë gjysmëfinale luhet në Prishtinë, ndërsa ekipi që arrin tre fitore së pari siguron finalen e playoffit.

SKEMA E PLAYOFFIT DHE ORARI I NDESHJEVE


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga