Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI SHPALOS VENDIMET!

Trepça dënohet me 1’500€, Rami Hadar me 300€

Foto: KBTrepca/ fb

Trepça dënohet me 1’500€, Rami Hadar me 300€


10 October, 2024 @15:37

Klubi i Trepçës është dënuar me 1 mijë e 500 euro nga KG i FBK-së pas incidentit të ndodhur në ndeshje derbi ndaj Prishtinës. KG i FBK-së ka marrë vendimet pas ndeshjeve të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa derbi që pak sekonda para fundit të ndeshjes u tensionua dhe u ndërpre për disa minuta, ka marrë edhe verdiktin final nga KG-ja.

Kështu, mëposhtë po i sjellim dënimet e shqiptuara nga KG për klubet dhe akterët e ndeshjeve, pas xhiros së katërt të Superligës.

KLUBET:
KB Trepça, dënohet me 500 euro (hedhja e gjësendeve në fushë)
KB Trepça, dënohet me 1000 euro (tentim sulmi fizik ndaj lojtarëve/zyrtarëve/gjyqtarëve…) dhe një ndeshje pa shikues në pjesën e tribunës komplet, pas bankës mysafire dhe pas tavolinës zyrtare.


AKTERËT:
—Trajneri i Pejës, Rami Hadar, dënohet me 300 euro (gabim përjashtues i lojtarit/trajnerit/zyrtarit)
—Trajneri i Trepçës, Adis Beciragic, dënohet me 150 euro (gabim teknik për sjellje josportive)
Daniel Lekndreaj (KB Prishtina), (gabim teknik) - 100 euro
Rashid Williams (KB Prishtina), (gabim teknik) - 100 euro
Jalen Moore (KB Prishtina), (gabim teknik) - 100 euro
Damiree Burns (KB Prishtina), (provokim i shikuesve/gjeste josportive) - 200 euro.


 
Të gjitha lajmet nga