FORMACIONET ZYRTARE
Trepça-Prishtina, 5-shet startuese
6 October, 2024 @16:42
Derbi i vjetër i basketbollit të Kosovës, ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës që aktualisht para ndeshjes janë me bilanc të njëjtë, 2 fitore e 1 humbje nis pas pak (17:15).
Trajnerët përkatës të ekipeve, Adis Beciragic dhe Murat Bilge, në luftë për fitoren e tretë sezonale, kanë publikuar pesëshet me të cilët nisin përballjen.
TREPÇA: Sam Hunter; Desmond Cambridge, Malik Johnson, Mikaile Tmusic, Dardan Kapiti.
PRISHTINA: Daniel Lekndreaj, Josh Nzeakor, Muhamedali Janjeva, Jalen Moore, Damiree Burns.