DREJT KUALIFIKUESEVE NË TURQI
Trepça udhëton në Antalya për kualifikueset e Champions League
16 September, 2024 @11:36
Kampionia e Kosovës, Trepça, ka bërë të ditur sot se merr rrugë për në Antalya të Turqisë, për të zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve të basketbollit. Turneu kualifikues i grupit të Trepçës luhet në “Globe Sports Arena” të Antalyas, ndërsa dueli i parë i Trepçës do të jetë ndaj qipriotëve të Keravnosit.
Nëse ekipi i Adis Beciragicit kalon kundërshtarin e parë, në gjysmëfinale të turneut kualifikues e pret ekipi çek, Era Nymburk. Pas kësaj luhet finalja e turneut, ku fituesi siguron kualifikimin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve të FIBAs.
Përndryshe, orari i Trepçës në kualifikime është:
—-
18 shtator:
12:00 Trepça - Keravnos
20 shtator:
fituesi i Trepça-Keravnos vs. Era Nymburk (CZE)
22 shtator:
finalja, fituesi i Trepça-Keravnos/ Era Nymburk vs. fituesi i Kutaisi-Levice/ KalevCramo >>> fituesi i finales kualifikohet në Basketball Champions League.
—-
Trepça në njoftim ka bërë të ditur se ekipi është i motivuar, kurse skuadra e Beciragicit që po fiton çdo gjë në Kosovë, tashmë kërkon një hap tjetër në aventurat ndërkombëtare të mitrovicasve.
“Ekipi ynë sot udhëtoj drejt Turqisë për ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet të mërkuren në qytetin e Anatalisë duke filluar në ora 12:00 me kohën lokale të Kosovës.
Përballemi me ekipin kampion të Qipros - Keravnos. Kontigjenti i klubit tonë janë mjaft të motivuar për këtë paraqitje historike.”