AUSTRALIAN OPEN
Tsitsipas pa probleme ndaj Sinner, kalon në gjysmëfinale
26 January, 2022 @8:46
Më lehtë se që pritej, greku Stefanos Tsitsipas sot e ka mposhtur italianin Jannik Sinner, për të kaluar kështu në gjymsëfinale të Australian Open.
Tsitsipas dominoi që nga fillimi dhe ndeshjen e mbylli 3-0 në sete.
6-3, 6-4 dhe 6-2 u mbyllën setet e këtij dueli, e kështu Tsitsipas tashmë e sheh veten në gjysmëfinale të Grand Slam-it të parë të këtij viti kalendarik.
Në gjysmëfinale Tsitsipas e pret fituesin e duelit mes Auger-Aliassime dhe Medvedev, duel i cili luhet sot me fillim nga ora 9:30 sipas kohës tonë lokale, ndërkohë që në gjysmëfinalen tjetër do ta shohim përballjen Nadal vs. Berrettini.