Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRIAN GP

Verstappen me kalim kontravers, triumfon në Austri

Foto: Getty via Eurosport

Verstappen me kalim kontravers, triumfon në Austri


30 June, 2019 @19:08

Max Verstappen ka fituar garën për Shpërblimin e Madh të Austrisë në Formula 1 sot, pasi që pak para fundit la pa fitoren e parë në histori Charles Leclercun e Ferrarit.

Valtteri Bottas kompletoi podiumin e sotëm, derisa Sebastian Vettel kreu garën i katërti, para Lewis Hamiltonit lider të përgjithshëm.

Diskutim i madh u bë në xhiron e 69 kur Verstappen dhe Leclerc u goditën me rrota dhe garuesi i Red Bullit mori epërsinë në rrethana kontraverse.

Max Verstappen

Me fitoren e Verstappenit sot dhe pozitën e pestë nga Hamilton, renditja e pesëshes kryesore të renditjes së përgjithshme është kjo:

1. Hamilton 187 pikë, 2. Bottas 151 pikë, 3. Vettel 111 pikë, Verstappen 100 pikë dhe Leclerc 87 pikë...

Gara e radhës është në Britani të Madhe në shtegun Silverstone që zhvillohet më 14 korrik, kurse muaji më i nxehtë i vitit përfundon me garën në Hockenheim më 28 korrik në Gjermani.

 


 
Të gjitha lajmet nga Motosports