LOJËRAT EVROPIANE
Patriot Behrami kalon kroatin, tash kërkon çerekfinalen
22 June, 2019 @21:46
Boksieri i Kosovës Patriot Behrami, ka mposhtur 4-0 me nota të referëve kroatin Zeljko Markon e Kroacisë për të kaluar nga e teta në çerekfinale të Lojërave Evropiane Minsk 2019.
Behrami ka qenë dukshëm më i mirë se kundërshtari i tij në garë dhe disa herë e bëri gjyqtarin të numërojë për kroatin nëse mund të vazhdojë ndeshjen.
Në fund nga 5 gjyqtarë, 4 i dhanë fitore kosovarit Behrami, derisa njëri votoi baraz për të marrë fitoren e pastër 4-0.
Behrami garon në kategorinë velter, deri në 69 kilogramë, dhe në rrugë për çerekfinale do të ketë përballë boksierin italian Vincenzo Mangiacapre.