LOJËRAT EVROPIANE
Përvoja e holandezit mposht Karabaxhakun
22 June, 2019 @21:23
Ping-pongisti holandez Ewout Oostwouder ka mposhtur në katër sete ping-pongistin e Kosovës, Fatih Karabaxhaku në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Karabaxhaku 16 vjeç nuk ka arritur t’i bëj shumë holandezit 26 vjeç, që ka fituar 4-0 në sete, por Fatihu ka treguar se përkundër moshës së re është shpresë e ping-pongut për shkak të luftës që tregoi gjatë ndeshjes 11-6, 11-1, 11-6 dhe 11-3 ishin rezultatet e seteve.