Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAGIMI I DRITON KUKËS

Kuka: S’e kemi merituar kështu

Foto nga arkivi

Kuka: S’e kemi merituar kështu


20 June, 2019 @11:13

Edhe trajneri më i madh në Kosovë ka reaguar sot pas mos votimit të ligjit që hap rrugën e sponsorimit nga korporatat për sport.

Driton Kuka, trajner fitues në Olimpiadën e Rios 2016, dhe qindra medalje tjera në Botërore dhe Evropiane, ka bërë të ditur që sporti dhe sportistët nuk e kanë merituar aspak këtë që i bën deputetët e kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës.

“Sot po nisem në Lojërat Evropiane në Minsk 2019! Ekipi i përgatitur besoj se edhe kësaj radhe do na gëzoj me medalje! Sporti përkundër sukseseve dje në Parlament nuk mori përkrahjen e duhur për tu finalizuar Ligji për Sponsorisim! Se kemi merituar kështu aspak! Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja, nëse keni arsye të qëndrueshme ne jemi gati të ulem e ta diskutojmë por…
Leni kauzat politike kur është në pyetje sporti! Kryefjala e shtetësisë së Kosovës është Sporti e dini ju të gjithë kur takoheni me politikanë të huaj me çka lavdëroheni më së shumti!”
- ka shkruar Kuka para nisjes për në Minsk në llogarinë e tij të Facebookut.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera