Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VETERANËT NË ATLETIKË

Veterani Rama i sjell medalje Kosovës

Veterani Rama i sjell medalje Kosovës


5 April, 2016 @8:57

Veterani i atletikës kosovare, Muhamet Rama, ka arritur të merr vendin e dytë në kampionatin e veteranëve të atletikës të mbajtur ditë më parë në Ancona të Italisë.

Rama ka përfunduar i dyti në garën e grupmoshës mbi 70 vjeç në gjatësitë 800 dhe 1500 metra.

Veteranet

Në këto gara të Ancona 2016 për veteranë, kanë marrë pjesë edhe Zymer Alaj, Xhavit Tahiri e Naim Malaezi, por nuk kanë arritur të stolisen me medalje.

Kryetari i Shoqatës së Atletikës kosovare Driton Haliti është shprehur të jetë i kënaqur me mikrpitjen e italianëve si dhe me rezultatin e arritur atje, ndërsa atletët kanë treguar se kanë marrë për herë të parë pjesë në gara në ambiente të mbyllura ku kanë pasur vështirësi.

Rama me yjet e futbollit


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera