Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAHREIN GP

Vettel, fiton në kaos

REUTERS/Caren Firouz

Vettel, fiton në kaos


21 April, 2013 @16:41

Gjermani Sebastian Vettel, kaloi Nico Rosbergun që ishte në pole-position, në rrethin e tretë të garës dhe asnjëherë më nuk e ktheu kokën pas. 

Kampioni aktual i Formula 1, ka shënuar fitore në garën për Çmimin e Madh të Bahreinit, ndërsa pas tij kanë arritur Kimi Raikkonen dhe Romains Grosjean. Të njejtit kanë qenë në podium këtu edhe stinorin e kaluar. 

Vettel ka shpëtuar nga kaosi në garë kur disa herë gomat degradoheshin tërësisht, në të nxehtin e shtegut Sakhir. Ndërsa Jeson Button dhe Sergio Perez të McLarenit ishin çifti i fundit i kolegëve që shkonin paralel, derisa meksikani Perez në tentim për ta tejkaluar Buttonin, arrihet kontakti. Agresiviteti i tepëruar i Perez ndikoi që Button të shprehet në radio me një ton tejet të frustruar. Tentime këto të Perez që kishin mundur ti kushtonin ekipit McLaren dëmë të mëdha.

Lewis Hamilton ka arritur të përfundojë garën në pozitën e pestë përkundër se Mercedesi kishte probleme serioze me goma. Fituesi i pole-position, Nico Rosberg, përjetoi garë për harresë pasi që përfundoi i nënti. 

Ish kampioni, Fernando Alonso, ka arritur të nxjerrë më të mirën nga Ferrari, që kishte fundjavë fatzeze, duke arritur i teti në cak. 

Ngasësi tjetër i RedBull, Mark Webber, në garën e tij të 200-të, arriti ta humbasë pozitën e tij të pestë në xhiron e fundit dhe të përfundojë në vendin e 7-të.

Në mesin e gjithë kësaj rrëmuje, skuadra e qetë LOTUS me dy pilotët tejet gjakë-ftohtë, arriti edhe ti zë dy vende në podium. Strategjia ekipore me ndalesa të pakta, përzgjedhje të qëlluar të pneumatikëve dhe ngasje të kujdeshme por agresive, është duke iu shpaguar ekipit Britanez.



BAHREIN GP - TOP 3

1 Sebastian Vettel Red Bull
2 Kimi Raikkonen Lotus
3 Romain Grosjean Lotus


RENDITJA E PËRGJITHSHME, PAS BAHREIN GP - TOP 5

1 Sebastian Vettel Red Bull 77 pikë
2 Kimi Raikkonen Lotus 67 pikë
3 Lewis Hamilton Mercedes 50 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Motosports