WBO
Mposhtet Haxhi Krasniqi
21 April, 2013 @11:39
Kosovari Haxhi Krasniqi është mposhtur mbrëmë vonë në meçin ndaj Nathan Cleverly.
Krasniqi është mposhtur me vendim të jurisë, ku gjyqtarët vlerësuan ndeshjen në favor të uellsianit me rezultat 120-108. Vetëm njëri nga tre gjyqtarët vlerësoi Krasniqin si fitues 119-111.
Krasniqi që ishte sfiduesi numër një në kategorinë e lehtë të WBO-së, arriti në Londër me bilanc prej 39 fitoreve dhe dy humbjeve dhe pritej që të fitonte, por Cleverly doli të jetë më i mirë.
E përditshmja angleze, The Guardian, ka shkruar sot se përkundër humbjes, Krasniqi duhet të përgëzohet për trimërinë e treguar, i cili nuk ndalej në asnjë moment së luftuari.