BOSNJË
Formula nga garazha!
17 April, 2013 @14:28
Boshnjaku nga Prnjavori, Miso Kuzmanovic, pas dy viteve punë në garazhën e shtëpisë së tij ka arritur që ta nxjerrë në shesh llojin e tij të makinës garuese si Formula 1.
Makina që u ndërta me motor të Porsche-së, përveç dy viteve punë i ka kushtuar Kuzmanovicit edhe 25 mijë euro, të cilët iu dhanë atij nga miq e familjarë.
Ai vitin tjetër ‘lëvizë’ për Kanadë dhe planifikon që të gjejë një kompani që ia fabrikon dizajnin e tij.