Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOSTON

Mbi 100 të plagosur

EXCLUSIVE REUTERS/Dan Lampariello

Mbi 100 të plagosur


16 April, 2013 @12:34

Ky është bombardimi më i rëndë i përjetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga ajo e 11 shtatorit të vitit 2001, ndërsa Shtëpia e Bardhë, i ka cilësuar si akt terrori. 

Eksplodimet gjatë maratonës së njohur të Bostonit ndodhën mbrëmë (me kohën tonë) dhe lanë të shokuar tërë botën sportive e më gjërë. 

Dy eksplodimet e mbrëmshme në Boston kanë marrë jetën e tre personave dhe kanë lënë të plagosur mbi 100 persona. 

Kjo maratonë organizohet të hënën e tretë të muajit prill në kujtim të luftës së pavarësisë së SHBA-ve, ku shteti Massachusetts feston Ditën e Patriotëve. 

Tymi i dalë nga eksplodimi u ngrit afro 40 metra në ajër derisa la të shokuar dhe në ikje gjysmë milionë shikues dhe 20 mijë garues të maratonës që mbahet që nga viti 1897. Përndryshe fitues dolën, Lelisa Desisa i Etiopisë dhe Rita Jeptoo nga Kenia. 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera