BOSTON
Dy eksplodime në maratonë!
15 April, 2013 @22:29
Dy persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë të plagosur pas dy eksplodimeve që kanë ndodhur në Boston sot, ka njoftuar BBC.
“Shumë persona janë plagosur,” ka thënë një maratonist i njërës ndër maratonat më të njohura në botë.
Tre orë pasi që fituesit e maratonës kanë kaluar shiritin e përfundimit të garës, ka ndodhur eksplodimi i parë te vija e finishit të garës, ndërsa disa sekonda më vonë edhe tjetra.
Për ngjarjet në vijim ju njoftojmë me kohë, aktualisht është kaos në rrugët e Bostonit.