PLAKU
Kreu garën, përkundër bombës
16 April, 2013 @15:18
Përkundër se e ndjeu te këmbët e tij fuqinë e eksplodimit, personat ndihmës të maratonës e ngritën në këmbë, ndërsa Bill Iffrig, plaku 78 vjeçar, ka vazhduar deri në vijën e finishit për ta përfunduar atë.
“U rrëzova në tokë vetëm 10 metra pa arritur te caku,” tha Iffrig për CNN.
“Valet e fuqisë së eksplodimit ma përshkruan trupin dhe e dija se do të bija në tokë. Ishte shumë afër dhe tepër e zhurmshme. Pas gjithë atyre kilometrave të kaluara, askush s’do të më ndalte ta përfundoja garën.”
Djali i tij, Mark, i cili e përcillte babanë e tij plak se si po përparon në garë ka thënë: “Ai është vrapues, se jo mahi. Ai vrapon shumë dhe është i shpejtë.”