X-FIGHTERS
Torres fiton në Dubai
17 April, 2013 @9:27
Spanjolli Dany Torres u shpall fitues i ndalesës së dytë të Kampionatit Botëror Red Bull X-Fighters, në Dubai, para 13,000 spektatorësh dhe ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa.
Torres pati një performancë të shkëlqyer përgjatë tre raundeve, me manovrat e tij me motor deri në 15 metra lartësi dhe 30 metra distancë.
“Niveli i pilotëve favoritë është i lartë këtë vit dhe me shumë pak dallim nga njëri-tjetri,” tha Torres.
“Nëse bën gabimin më të vogël, diskualifikohesh direkt. Është shumë e vëshitrë të parashikosh se kush mund ta fitojë kampionatin këtë vit” shtoi Torres, i cili performoi mjaft mirë në finale, kundër Levi Sherwood.
Pages, i cili dominoi gjatë etapës kualifikuese, pati edhe përkrahjen e publikut ndërkohë që realizoi tre prej manovrave më të vështira të kësaj disipline sportive, por u rrëzua gjatë kërcimit të tij të fundit, duke u ndëshkuar kështu edhe nga juria.
“Unë u përpoqa të realizoja disa manovra mjaft impresionuese por dhe të rrezikshme në të njëjtën kohë, por nuk ia dola dhe jam mjaft i zhgënjyer,” tha Pages.
Ndalesa e rradhës e turit botëror të Red Bull X-Fighters do të jetë në Glen Helen (SHBA) më 11 maj 2013, për të vazhduar më tej me kalendarin e ngjarjeve të radhës.
KALENDARI I RED BULL X-FIGHTERS
11 maj | Glen Helen (SHBA) | ||
1 qershor | Osaka (Japoni) | ||
19 korrik | Madrid (Spanjë) | ||
7 shtator | Pretoria (Afrikë Jugore) |
TOP 3 NË DUBAI
1 | Danny Torres | Spanjë | ||
2 | Levi Sherwood | Zelandë e Re | ||
3 | Thomas Pages | Francë |
TOP 3 - RENDITJA E PËRGJITHSME
1 | Danny Torres | 180 pikë | ||
2 | Thomas Pages | 165 pikë | ||
3 | Levi Sherwood | 145 pikë |