Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAHREIN GP

Rosberg befason në Bahrein

REUTERS/ Caren Firouz

Rosberg befason në Bahrein


20 April, 2013 @15:43

Koha e gjermanit, Nico Rosberg, prej 1 minute e 32.330 sekondave ka qenë rehatisht më e shpejtë sesa e përcjellësve të tij. Rosberg ka arritur që të dalë më i shpejti në xhirot kualifikuese për garën e nesërme të Bahreinit. 

Kampioni aktual botëror, Sebastian Vettel, ka arritur të arrijë shpejtësinë e dytë më të mirë në Bahrein, ndërsa Fernando Alonso i Ferrarit i treti. 

Lewis Hamilton, ngasësi i ri i Mercedesit dhe ish kampioni botëror, ka arritur i katërti në cak, por për shkak të dënimit nga gara e kaluar, duhet të fillojë pesë vende më poshtë. 

Me shpejtësinë e Nico Rosbergut sot, Mercedesi ka arritur për herë të parë t’i fitojë dy pole-positione që nga viti 1955, kur këtë gjë e kishin arritur Stirling Moss dhe Juan Manuel Fangio. Hamilton kishte qenë më i shpejti në garën e kaluar për China GP, ndërsa sot Rosbergu arriti ta gëzojë Mercedesin. 



BAHREIN GP - POLE POSITION

1 Nico Rosberg Mercedes
2 Sebastian Vettel Red Bull
3 Fernando Alonso Ferrari


RENDITJA E PËRGJITHSHME E EKIPEVE PARA BAHREIN GP:

1 Sebastian Vettel Red Bull 52 pikë
2 Kimi Raikkonen Lotus 49 pikë
3 Fernando Alonso Ferrari 43 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Motosports