SIGAL PRISHTINA

Vitin tjetër!
24 November, 2012 @16:09
Shpresa e Sigal Prishtinës për të luajtur në Ligën Ballkanike nga ky edicion është shuar, pas shkresës së Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA-së, Patrick Bauman, dërguar në FBK.
Arsyeja e mospranimit të skuadrave kosovare në Ligën Ballkanike këtë edicion ishte se mund të prishej ecuria e edicionit aktual, i cili ka filluar më 17 tetor.
Siç dihej, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, kishte ardhur javë më parë në Kosovë për të inspektuar skuadrat kosovare dhe basketbollin vendor në përgjithësi, dhe në fund ishte larguar nga Kosova duke dhënë premtime se nga ky edicion një skuadër kosovare do të ketë të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën Ballkanike.
Në shkresën e dërguar nga FIBA, thuhet se skuadra e cila do të jetë pjesëmarrëse edicionin e ardhshëm duhet të emërtohet vetëm me emrin e qytet nga vjen, duke dhënë shembullin e Prishtinës, ndërsa është refuzuar kërkesa që ekipet përfaqësueseve të të rinjëve të marrin pjesë në garat zyrtare ndërkombëtare, pasi që FBK ende nuk është e pranuar në FIBA.