VUSHTRRIA - DARDANËT

Vushtrria e hap stinorin me fitore në Ligën e Parë
12 October, 2021 @23:40
Stinori i ri në Ligën e Parë në basketboll, filloi me ndeshjen në mes të Vushtrrisë dhe Dardanët.
Vushtrria e mposhti kundërshtarin me rezultat 86-70.
Dallimi u bë në çerekun e dytë ku skuadra e Vushtrrisë e ngriti epërsinë e më pas e kontrolloi ndeshjen deri në fund.
Erhan Sholla ishte më i miri me 20 pikë, 7 kërcime e 6 asistime, derisa me double-double luajtën edhe Blendi Mehana prej 17 pikëve e 13 kërcimeve dhe Engjëll Ramaj prej 14 pikëve e 10 kërcimeve.
Te Dardanët u veçuan Mirlind Zekaj me 17 pikë e 10 kërcime, Emanuel Gegaj me 14 pikë dhe Marquel Murphy me 13 pikë, 9 kërcime e 6 asistime.
Në xhiron tjetër Vushtrria takohet me Prishtinën e Re, kurse Dardanët me Istogun.