NË LUFTË PËR MBIJETESË
Vushtrria zyrtarizon amerikanin Latrell Williams
8 January, 2025 @11:37
Vushtrria, që po lufton për të mbijetuar në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll ka bërë të ditur se ka angazhuar basketbollistin amerikan, Latrell Williams.
Ekipi në fjalë që nuk ka shënuar asnjë fitore në kuadër të pjesës vjeshtore të stinorit, ka bërë të ditur se ka angazhuar Williamsin, që në stinorin e kaluar ka luajtur për Academy of Art në NCAA 2.
Ai aty ka pasur mesatare prej 30.5 minutave për ndeshje, duke shënuar 12.6 pikë për lojë, 1.1 asisstime dhe 9.1 kërcime.
“Me plot mbështetje dhe dashuri, mirëpresim transferin tonë më të ri,
Latrell Williams!” ka bërë të ditur KB Vushtrria.
Përndryshe, Vushtrria që po kërkon mbijetesën në Ligë të Parë ka rikthyer në ekip Paraart Zeqirin dhe Anes Gashin.