Ndonëse janë katër grand-slam, të gjithë e dimë që Wimbledon është turneu më i veçantë në sportin e bardhë, i cili rrjedhimisht quhet kështu për shkak të rregullit të veshjes në po këtë turne.
Ndryshimet
Edhe këtë vit, Wimbledon do të jetë pishtar i risive. Nëntë vite pas, ndeshja ndërmjet
John Isner dhe
NIcolas Mahut do të pensionohet si ndeshja më e gjatë në histori të tenisit. 11 orë e pesë minuta përgjatë tri ditëve iu nevojitën amerikanit të fitojë ndeshje, dhe 8 orë e 11 minuta setin e pestë
70-68.
Tanimë seti i pestë tek meshkujt e i treti tek femrat do të vendoset me tie-break nëse rezultati arrin në
12-12. Më së shumti do të kemi 13 gema në setin e fundit nga fituesi.
Këtë vit, edhe shiu do të ketë më pak rëndësi pasi edhe terreni numër 1 është i mbuluar tashti. Njëjtë sikur ai qendror edhe ky do të nisin programin në ora 14:00 me mundësi loje deri në mesnatë sipas orës tonë. Ndërkohë në terrenet tjera ndeshjet do të nisin gjysmë ore më herët se zakonisht, në mesditë sipas orës tonë.
Dhe njëjtë sikur Glastonbury, edhe Wimbledon këtë vit është i çliruar nga plastikat me materiale 100% të ricikluara.
Favoritët
Tek meshkujt, nga favoritët kryesor, vetëm
Roger Federer ka provuar barin pas Roland Garrosit. Ai fitoi në Halle për kushedi të satën herë, gjersa në ish-Gerry Weber Open (tashti Noventi), të pranishëm ishin edhe
Sasha Zverev e
Bautista Agut. Ndërkohë në Queens patëm një fitues të papritur me pensionistin e ardhshëm,
Feliciano Lopez i cili në duelin e ‘veteranëve’ mposhti
Gilles Simon. Asnjëri nga ta nuk ka shanse reale për Wimbledon. Jo më shumë se
Auger-Aliassime e
Medvedev, të cilët i mposhtën në gjysmëfinale. Një rreth më parë kishte rënë
Tsitsipas.
Ndërkohë,
Nadal,
Djokovic,
Thiem, e
Nishikori vijnë me tri javë pushim pa zhvilluar asnjë turne që nga Roland Garrosi. Përshtatja me terrenin e blertë s’do të duhej të ishte problem për ta kur dihet përvoja që kanë. Por, Wimbledoni di të ofrojë befasia gjithmonë. Njëjtë edhe tek titulli që s’dihet se kujt do t’i shkojë, e zor që s’do të jetë i njërit nga treshja e përhershme!
Barty
Tek femrat,
Ash Barty ka vazhduar serinë e pamposhtshmërisë edhe në Birmingham. Çuditërisht është favoritja kryesore ndofta edhe në Wimbledon.
Pliskova fitoi turneun tjetër të madh në Eastbourne, por të gjithë e dimë se ajo ende ka probleme me Grand Slame. Barin e shijuan edhe
Bertens me dy turne, njëjtë si
Kerber e
Konta.
Tinejxheret
Vondrousova e
Anisimova s’do ta kenë të lehtë të përsërisin Roland Garrosin, gjersa veteranet pritet të dalin në plan të parë.
Por, zor që
Serena Williams e
Andy Murray mund të arrijnë vikendin final. Të dy janë larg formës së tyre të mirë, dhe maksimumi që mund të bëjnë është të parakalojnë edhe për një herë, ndoshta të fundit, në terrenet ku dominuan disa herë gjatë karrierës.
Shorti
Ka një gjasë minimale që në rrethin e katërt të jemi dëshmitar të një dueli ndërmjet
Serena Williams dhe
Maria Sharapovas. Ndërkohë
Barty mund të ketë probleme me
Muguruzan apo
Bencicin. Njëjtë edhe
Kvitova me
Anisimovan,
Kontan, e
Stephensin në sektorin ndoshta më të rëndë të shortit.
Wozniacki dhe
Osaka mund të luftojnë për një vend në çerekfinale, gjersa
Halep mund të befasohet qysh në ditën e parë nga
Sasnovich. Dy bjelloruset tjera,
Azarenka e
Sabalenka, mund ta presin gjatë rrugës për në çerekfinale. .
Pliskova,
Svitolina, e
Bertens kanë një short jashtëzakonisht të lehtë.
Tek meshkujt,
Federer e ka ndoshta më lehtë nga treshja, derisa me
Nadalin mund të takohet në gjysmëfinale. Spanjolli mund të ketë punë (të gjithë lutemi për një ndeshje të tillë) me
Kyrgiosin qysh në rrethin e dytë!
Cilic, jashtë formës, mund ta konkurrojë për çerekfinale. Njëkohësisht edhe
Djokovic mund të ketë probleme për çerekfinale me njërin nga talentet universal,
Felix Auger-Aliassime. Finalisti i vitit të kaluar zor që do të arrijë në çerekfinale me
Raonicin e
Wawrinka në sektorin e tij, gjersa
Tsitsipas e
Medvedev,
Khachanov e
Zverev mund të ofrojnë duele të gjeneratës së re për dy vende në çerekfinale. Që të gjithë janë në gjysmën e
Djokovicit.
Thiemit e
Fogninit, ekspertët e argjilës janë në të njëjtin sektor, por pa ndonjë emër serioz që mund t’i befasojë në bari.
Përgjithësisht, befasitë më të mundshme janë tek femrat ku kemi një lëmsh favoritesh. Tek meshkujt, pritet të jetë ‘kënga e vjetër’ me treshen e zakonshme!