Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TENIS

WTA e Olympic Channel shpërndajnë videot e tenisereve kosovare

WTA e Olympic Channel shpërndajnë videot e tenisereve kosovare


12 May, 2020 @18:11

Gjatë qëndrimit në karantinë për shkak të pandemisë së shpërndarë në mbarë botën, shumë sportistë formën e tyre po tentojnë ta ruajnë duke ushtruar në shtëpitë e tyre.

E kjo po ndodhë edhe me antëtarët e klubit të tenisit Sporek nga Gjakova.

Madje, videot e dy anëtareve (trajnereve) të klubit Sporek, Benita Selmanaj e Viola Peja, janë pëlqyer dhe shpërndarë në Facebook nga dy prej faqeve më të mëdha të botës së tenisit.

Faqet WTA (Women’s Tennis Association) dhe Olympic Channel (kanali zyrtar i komitetit olimpik botëror) kanë shpërndarë videot ku dy teniseret e klubit Sporek shfaqen duke praktikuar ushtrime mjaft interesante, të cilat mund t’i shihni në videot e mëposhtme.

 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis