KOK

Zgjedhet Bordi Ekzekutiv i KOK-ut
25 March, 2021 @23:19
Komiteti Olimpik i Kosovës në mbledhjen e Kuvendit Zgjedhor të mbajtur sot, ka zgjedhur Bordin e ri Ekzekutiv që do të ushtrojnë detyrën gjatë Ciklit Olimpik 2021-2024.
Prej 19 kandidatëve sa ishin në garë, u zgjedhën 6 kandidatë për anëtar të ri të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, të cilët morën më së shumti vota.
Anëtarët e zgjedhur me më shumë vota janë:
1. Shqipe Bajçinca Brestovci (hendboll)
2. Avni Nuha (çiklizëm)
3. Bujar Turjaka (skitari)
4. Vjollca Krasniqi (futboll)
5. Agron Mala (shigjetari)
6. Besire Domaniku (mundje)
Ndërkaq, kryetari i ri Krasniqi shfrytëzoi të drejtën për të propozuar tre anëtarë tjerë që u votuan me aklamacion, duke propozuar:
1. Musa Selimi (sportet universitare)
2. Jeton Beqiri (pingpong)
3. Halil Sylejmani (atletikë)
Anëtar i Bordit Ekzekutiv është zgjedhur gjithashtu edhe Musa Hajdari nga Komisioni i Sportistëve, për të kompletuar numrin prej 10 anëtarëve të Bordit.
Gjatë Kuvendit të sotëm Zgjedhor u zgjedhë edhe Ismet Krasniqi si kryetar i ri i KOK-ut, si dhe nënkryetarët e rinj Gazmend Maxhuni, Milaim Kelmendi, Eugen Saraçini dhe Mimoza Shkodra Bislimi.