Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMULA 1

100’000 tifozë anti-Vettel

REUTERS/Sergio Moraes

100’000 tifozë anti-Vettel


22 November, 2012 @15:46

Stinori i këtij viti në Formula 1 ka arritur në kulmin e saj. Vetëm edhe një garë para përfundimit të kampionatit, dallimi ndërmjet liderit Sebastian Vettel dhe përcjellësit Fernando Alonso është trembëdhjetë pikë.

100 mijë tifozë për Ferrarin

Gara e fundit mbahet në Sao Paulo të Brazilit dhe atë këtë fundjavë. Ndërsa e përditshmja gjermane Bild ka siguruar se aty pritet të mblidhen rreth 100 mijë adhurues anti Vettel, të cilët do të përkrahin Ferrarin – për të cilët garon bashkëngasësi i Alonsos, Felipe Massa, që është brazilian.

Matematika e titullit

Fituesi i garës merr 25 pikë, vendi i dytë 18, i treti 15, i katërti 12, i pesti dhjetë e kështu me radhë deri te vendi i dhjetë.

Sipas ndarjes së pikëve për të fituar Alonso garën duhet të përfundojë së paku  i treti derisa Vettel të mos e përfundojë ate në TOP 10, ose Alonso i pari e Vettel i pesti.

Në rast të pikëve të barabarta, që i bie Alonso i pari e Vettel i katërti – Vettel do të merrte titullin për shkak se ka fituar më shumë gara sesa Alonso.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports