Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETIKË

Usain Bolt, atleti i vitit

REUTERS

Usain Bolt, atleti i vitit


24 November, 2012 @18:10

Fituesi i tre medaljeve të arta në Lojërat Olimpike të Londrës, xhamajkani Usain Bolt, është shpallur atleti më i mirë i vitit nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF), në ceremoninë të mbajtur sot në Barcelonë.

Bolt në Londra 2012 ka qenë fitues në 100, 200 dhe 4×100 metra, ndërsa këtë çmim sprinteri 26 vjeçar e fitoi për herë të dytë rresht dhe për herë të katërt në përgjithësi.

Në kategorinë e femrave fituese doli të jetë atletja amerikane, Allyson Felix, e cila në Londër ka qenë fituese në 200 metra dhe rekordere botërore në 4×100 metra.

IAAF po ashtu shpërndau edhe dy çmime të tjera për performancën më të mirë të vitit. Këtë çmim tek meshkujt e fitoi David Rudisha, i cili kishte thyer rekordin botëror në 800 metra, ndërsa tek femrat me performancën më të mirë të vitit u vlerësua ekipi i SHBA-së në 4×100 metra me stafetë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera