EUROPIANI PËR JUNIORË "MALAGA 2016"

Foto: Emmeric Le Person/ Facebook
Akili i pesti në europian
17 September, 2016 @15:21
Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova, ka përfunduar i pesti dje në Kampionatin Europian për juniorë.
Gjakova ka arritur t’i shënojë tre fitore dhe dy humbje në Malaga të Spanjës ku u zhvillua europiani, duke mos arritur te medalja.
Trajneri i Gjakovës, Driton Kuka, në një postim në Facebook, ka thënë se Gjakova tash e tutje do të garojë në këtë kategori, deri në 73 kilogramë, duke e quajtur kategori e re dhe sfida të reja.