Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA GARËS

Spektakli në Singapur

Spektakli në Singapur


16 September, 2016 @12:45

Nga të gjitha shtigjet e reja të shtuara në kalendarin e Formula 1, vetëm ajo e SHBA-së në Austin dhe e Singapurit, kanë arritur të japin diçka speciale në garën më të shpejtë në botë.

Gara zhvillohet natën dhe për shkak të shtegut interesant kërkon të veçohet si ajo e Monacos, që njihet si më glamuroze.

Lewis Hamilton është me 250 pikë lider i kampionatit aktualisht, ndërsa vetëm 2 pikë më pak i ka kolegu i tij i skuadrës, Nico Rosberg, që ka shtuar rivalitetin me fitore në dy garat e fundit.

Gara e vlefshme për Çmimin e Madh të Singapurit zhvillohet të dielën në ora 14:00.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 7 gara, duke e llogaritur edhe këtë të kësaj fundjave.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports