F2
Aksident i rëndë në F2, vdes Anthoine Hubert
31 August, 2019 @19:17
Mediat e huaja kanë bërë të ditura se ngasësi Anthoine Hubert nuk i ka mbijetuar lëndimeve të marra nga aksidenti i sotëm në F2, dhe kështu 22 vjeçari ka ndërruar jetë.
Lajmin tragjik posa e konfirmoi edhe FIA, duke lëshuar një komunikatë ku thotë se një incident serioz që përfshiu makinat numër 12, 19 dhe 20 ndodhi në shtegun Spa-Francorchamps në 17:07 më 31 gusht 2019.
“Vendi i ngjarjes menjëherë u përshi nga emergjenca dhe ekipet tjera mjekësore, për të çuar të gjithë ngasësit në spitalin më të afërt. Si rezultat i incidentit, FIA me dhimbje njofton se ngasësi i makinës numër 19, Antoine Hubert (FRA), nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë në 18:35,” thuhet ndër të tjera në njoftim.
Dy ngasësit tjerë që u përfshinë në aksident: Juan Manuel Correa (SHBA) dhe Giuliano Alesi (FRA) janë në gjendje stabile shëndetësore.