TOKIO 2019
Edhe Loriana me medalje Botërori
30 August, 2019 @13:21
Xhudistja pejane, Loriana Kuka, është xhudistja e tretë me radhë nga Kosova që përfundon Kampionatin Botëror Tokio 2019 me medalje të fituar.
Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë sot, duke e mposhtur në duelin vendimtar xhudisten sllovene Klara Apotekar me një ippon.
Me këtë triumf të Kukës, Kosova bëhet me tre medalje të fituara në “Tokio 2019” që e fut vendin tonë në treshen e vendeve të vetme me tre medalje të fituara nga ky Botëror.
Përndryshe, ky është suksesi më i madh i Loriana Kukës në karrierën e saj, që ka lënë Zvicrën për të përfaqësuar Kosovën në xhudo.
Vetëm Japonia dhe Franca kanë fituar më shumë medalje në këtë Botëror sesa Kosova.