Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPEN

Ardall Celina fiton Gjiro Open Air

Ardall Celina fiton Gjiro Open Air


22 March, 2016 @10:00

Gjiro Open Air, është gara e dytë e disciplinës distancë (Cross-Country) e kampionatit të 5-të kombëtar, bashkë-organizatorë të të cilës janë Federata Shqipëtare e Aeronautikës dhe Federata Aeronautike Kosovare

Gjiro Open Air Gjiro Open Air

Që nga anëtarësimi i Federatës Kosovare dhe asaj Shqipëtare në Federatën ndërkombëtare të Aeronautikës (FAI), kjo garë organizohet nën ombrellën e FAI (FAI CLASS2 EVENT) dhe si e tillë lajmërohet nga FAI në kalendarin e garave ndërkombëtare, prandaj kjo garë gjithnjë e më shumë po merr karakter të vërtetë ndërkombëtarë ku çdo vit interesimi dhe pjesëmarrja e pilotëve është në rritje, ngase pikët të fituara në këtë garë janë të barazvlefshme si pikët e fituara në të gjitha garat tjera ndërkombëtare FAI prandaj edhe ndihmojnë në rankim më të mirë të pilotëve në ranglistën FAI.

Këtë vit, në garë morrën pjesë gjithsejt 40 pilotë, 10 nga Greqia, 12 nga Maqedonia dhe 18 nga Kosova dhe Shqipëria.

Në garë, Pilotët Kosovar dhe Shqipëtarë u karakterizuan me një shpirt të jashtëzakonshëm garues dhe aftësi shumë të mira pilotimi në kushte të vështria termike dhe turbulenca të theksuara përgjatë gjithë garës prej 39 kilometrash, prandaj edhe arritën rrezultetet më të mira në këtë konkurencë serioze.

Ardall Celina Ardall Celina

Gara e rreptë dhe e ashpër për vendin e parë u zhvillua në mes të pilotit Shqipëtar Artion Vreto dhe pilotit Kosovar Ardall Celina, ku Ardalli arriti të fitoj ndaj Artionit me një rezultat mjaft të ngushtë, kjo që edhe i siguroi vendin e parë në këtë garë, derisa Artioni për shkak të një “defekti” në njërën nga pajisjet matëse të tij fatkeqësisht nuk u klasifikua si fituesi i vendit të 2-të në këtë garë. Megjithatë ai ishte fituesi moral i vendit të dytë.

Lista e plotë e rezultateve pritet të publikohet në ditët në vijim pas çertifikimit zyrtar nga FAI.

Në një prononcim Ardall Celina tha se — [...] tanimë 3 vite resht arrin të paraqitet në podiumin e fituesëve të garës së Gjirokastrës, prandaj theksoi se pranë malit Çajup në këtë qytet të mrekullueshëm ndihet si në shtëpi dhe shpreson se pikët e fituara në këtë garë të ndihmojnë atë në garën e radhës në Istog, — që është edhe e fundit në këtë etapë dhe për të arritur titullin e kampionit për sezonin 2015/2016.

Gjiro Open Air Gjiro Open Air

Pjesëmarrësit ishin shumë të kënaqur dhe falenderues ndaj organizatorëve për organizimin shumë të mire si dhe jashtëzakonisht falenderues mikëpritjes Gjirokastrite si dhe bashkisë së Gjirokastrës për përkrahjen e tyre.



Sipas klasifikimit FAI, tre vendet e para në këtë garë i fituan:

1 Ardall Celina Kosovë
2 Jovan Severov Maqedoni
3 Berat Bejtullahu, Zlatko Spirkovski Kosovë, Maqedoni

 
Të gjitha lajmet nga Të tjera