DOPING
Armstrong, turpi i sportit
19 January, 2013 @17:37
Tenisti serb i cili për momentin është duke garuar në Australian Open, serbi Novak Djokovic, ka thënë se çiklisti i njohur amerikan, Lance Armstrong, do të vuaj shumë keq për gënjeshtrat e tij, pasi është vërtetuar se ka përdorur substanca të ndaluara gjatë karrierës së tij.
“Mendoj se është një turp për sportin që ka sportist si ai. Ai ka mashtruar shumë njerëz në tërë botën me karrierën e tij. Kjo nuk është rruga e vetme drejt suksesit dhe unë mendoj se ai do të vuaj për këto gënjeshtra,” ka thënë Djokovic gjatë një konference të shtypit të organizuar në Australi, duke e shprehur zhgënjimin dhe humbjen e bisimit të tij ndaj çiklizmit.